Çështja e mbeturinave urbane

01/10/2010 20:10

Ministri i Mjedisit Fatmir Mediu e ka cilësuar si problematike çështjen mbeturinave urbane.

Duke folur në edicionin e lajmeve në Top Channel ai ka deklaruar se janë marrë një sërë masazh për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“Është një situatë problematike. Çështja e mbetejeve urbane është një problem i madh në Shqipëri dhe ndikon negativisht në jetën e shqiptarëve, prandaj ndërhyrja për zgjidhjen e kësaj çështjeje duhet të bëhet sa më parë”, është shprehur Mediu.

“Për t’i administruar pushteti lokal duhet të ketë fonde të cilat duhet t’ia kërkojë ministrisë për të administruar ‘land fill’-et ku derdhen mbeturinat”, tha Mediu.

“Qeveria ka nxjerrë një urdhër ku të gjitha qarqet do të caktojnë në mënyrë definitive vend-depozitimet e mbeturinave”, shtoi ministri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA