Rama: Berisha na futi në krizë

30/09/2010 15:00

Nga Durresi, kreu i Partisë Socialiste Edi Rama akuzoi kryeministrin se me votat e vjedhura në 28 qershor po kërkon të grabisë edhe Shqipërinë.

Kriza ekonomike ka qene pika kryesore ne te cilen eshte ndalur lideri i opozites duke theksuar se kabineti aktual vec korrupsionit dhe konfliktit te interesit eshte i paafte per me teper sipas tij per te drejtuar vendin.

“A e kuptoni se cfarë niveli sharlatanizmi duhet për të arritur në këtë majë të tillë të abuzimit me pushtetin me detyrën, të abuzimit me njerëzit”, tha Rama.

Lideri i opozites, nuk ka lene pa permendur edhe ate qe eshte kthyer ne ceshtje dite dhe per te cilen po perplasen ashper socialistet dhe demokratet, problemin e kasave fiskale.

“Pse nuk i rimburson drejtpërdrejt nga buxheti i shtetit? Se ato lekë nuk ka ndërmend t’ua ktheje më qytetarëve, por kërkon t’i fusë në llogarinë e oborrit të pushtetit, nga ky oborr që kërkon të plackisë Shqipërisë. Për ne ka vetëm një rrugë, atë të rezistencës dhe të protestës deri në largimin e kësaj qeverie”, tha Rama.

Ne situaten kur kriza politike nuk po merr zgjidhje socialistet kane nisur turin e takimeve neper rrethe te cilat do te pasohen me pas sipas selise roze me protesta masive qe do te synojne rrezimin e qeverise.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA