Pakësohet shumica, Stërkaj në opozitë

30/09/2010 15:05

Deputeti Paulin Stërkaj ka bërë publik largimin e tij nga Partia Demokratike dhe mazhoranca aktuale qeverisëse dhe rikthimin e tij në opozitë.

Permes nje deklarate zoti Sterkaj ka sqaruar te gjitha arsyet qe e cuan ne kete vendim te rendesishem. Sipas deputetit keqqeverisja e kabinetit aktual eshte pika kryesore, qe ka ndikuar ne maturimin e kesaj levizje.

“Në realitetin e varfër të Malësisë së Madhe unë gjeja vetëm hajni e pabesi zyrash province që për cdo problem u thoshin njerëzve: Kaq lekë duhen për mua e aq lekë për ministrin në Tiranë! Vendosa me e ngrit shqetësimin tim të madh në grupin parlamentar. Nuk ishte e lehtë. Sepse në grupin e PD-së flet vetëm kryeministri, kurse të tjerët heshtin. Në një vit mbledhje mbaj mend vetëm dy vetë që kanë hapur gojën. E njërit nga të dy Berisha i tha se ky nuk është vendi me diskutu, por me miratu”, thotë në deklaratë Stërkaj.

Pikat e tjera te cilat zoti Sterkaj e permend si mjaft te rendesishme dhe qe ka patur ndikim te madh jane sipas tij edhe faktet e publikuara nga opozita ne lidhje me korrupsionin dhe konfliktin e interesit ne qeveri.

Si pasoje e kesaj situate te cilen deputeti i Shkodres e quan te pakalueshme dhe aspak normale, ai ka vendosur te rikthehet ne opozite si nje vendim natyral ne emer te qytetareve te tij.

“Me besnikeri të plotë ndaj malësorëve të mi unë qysh sot jam në opozitë me këtë qeveri që sot është e keqja e Malësisë dhe e gjithë Shqipërisë”, u shpreh Sterkaj.

Me largimin e zotit Sterkaj, Partia Demokratike zbret ne 67 deputete, ndersa shumica tkurret ne 74 vota pa llogaritur ish-ministrin Dritan Prifti, i cili pas largimit nga qeveria eshte nje numer i pasigurte ne shumicen aktuale qeverisese. Paulin Sterkaj mandatin e pare e ka siguruar nen siglen e Partise Socialiste ne qytetin e Shkodres me vitin 2005, me pas ne 2007 u perjashtua si pasoje e votes se dhene per zgjedhjen e presidentit te republikes Bamir Topi. Ne vitin 2009 zoti Sterkaj u zgjodh ne qarkun e Shkodres por kete here nen siglen e demokrateve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA