
Deputeti demokrat Gazmend Oketa ka rikonfirmuar qëndrimin e tij kundër votimit të dyfishtë të ligjit të pronave në Parlament.
Duke folur në emisionin “Top Story”, Oketa është shprehur se qëndrimin e tij e bazon në betimin e bërë kur ka marrë mandatin e deputetit.
“I qëndroj deklaratës se votimi për ligjin e pronave ishte një turp. Kur një deputet merr mandatin bën një formulë betimi, në nderin e tij se do t’i shërbejë vendit. Personalisht, kur betohem për dicka betohem seriozisht dhe në rastin konkret është një votim i dyfishtë që në vendet e Aleancës nuk do ta pranonin”, ka deklaruar Oketa.
“Ajo u bë në praninë e kamerave, por edhe po të mos ishte bërë kam parë që rezultati i votimit doli 68 dhe se 4 deputetë kanë abstenuar”, ka nënvizuar ai.
Më tej ish-zëvendëskryeministri ka shtuar se përgjegjese për këtë situatë është kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
“Është ajo që duhet të japë shpjegime, pasi shpejgimet e dhëna deri tani nuk qëndrojnë”, ka shtuar më tej Oketa.
Top Channel