
Tema mbi karrierën e personave në të njëjtën familje mblodhi disa personazhe në Top Show si politikanë, aktorë, showman e intelektualë.
E ftuar në emision ishte edhe bashkëshortja e zv/kryeministrit dhe Ministrit të Energjitikës, Ilir Meta, zonja Monika Kryemadhi. Kryemadhi, e cila aktivizohet edhe në jetën politike, në lidhje me zhvillimet politike në vend në këto vitet e fundit tha se kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama e ka tradhëtuar Ilir Metën disa herë dhe se socialistët tentuan, sipas saj me Kodin Zgjedhor të zhdukin LSI-në.
“Edi Rama e ka tradhëtuar Ilir Metën plot 6 herë, i ka ngulur thikën pas shpine. Në 2005 Partia Socialiste humbi zgjedhjet parlamentare pikërisht prej përçarjes, ndërsa në 2007, pas bashkimit të forcave fitoi. Por pikërish pas zgjedhjeve të 2007-ës, Rama hartoi Kodin Zgjedhor anti-LSI”, tha zonja Kryemadhi.
Top Channel