Kontador rezulton pozitiv në testin anti-doping

30/09/2010 04:45

Fituesi i Turit të Francës për vitin 2010, Alberto Kontador rezultoi pozitiv në testin anti-doping.

Lajmi njoftohet nga zëdhënësi i çiklistit spanjoll, i cili saktësoi se në testin e zhvilluar në muajin korrik, Kontador rezultoi pozitiv ndaj clenbuterolit, një lëndë e cila përshpejton frymëmarrjen dhe rrit praninë e oksigjenit në vena dhe që është e ndaluar nga federata botërore e çiklizmit.

Zëdhënësi tha se gjithçka kishte ndodhur si pasojë e helmimit të sportistit dhe se substanca e ndaluar nuk është përdorur qëllimisht.

Gjithësesi pritet që ditën e sotme të zbardhet më tej situata e spanjollit, të cilit mund t’i hiqet titulli i Turi të Francës, ashtu si ndaj Floid Landis në vitin 2006.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA