Juve, Amauri në merkato për të blerë Dzeko-n

30/09/2010 17:35

Juventus po bën gjithcka për të marrë nga Wolfsburg, sulmuesin boshnjak Edin Dzeko, i cili është vënë në shënjestrën e bardhezinjve prej kohësh.

Levizja që mund të rezultojë decizive për skuadrën e Del Nerit është shitja e sulmuesit Amauri. Italo-braziliani përflitet për një të ardhme tek Lazio.

Bardhekaltërit duhet të derdhin 15 milionë euro në arkën e Juventusit për të betonuar repartin e sulmit por ende nuk ka asnjë veprim konkret. Në lëvizjë është vënë edhe Milan, pasi ditët e fundit forcohen zërat për interesimin ndaj mesfushorit Steven Gerrard.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA