Botërori 2030, Uruguaji kërkon organizimin

30/09/2010 15:25

Gjatë vizitës të zhvilluar në Kolumbi ku do zhvillohet Botërori U-20, shefi i FIFA-s, Sepp Blatter deklaroi se Uruguaji i ka bërë një propozim për të organizuar botërorin e vitit 2030 për 100 vjetorin e këtij evenimenti që startoi ne 1930-ën.

Në këtë projekt mund të marrë pjesë edhe Argjentina, pasi Uruguaji është një vend i vogël me rreth 3 miliona banorë dhe ndihma e vendit fqinjë do të rezultonte shumë e rëndësishme.

Uruguaji është vendi ku u zhvillua për herë të parë Kupa e Botës, të cilën e fitoi vendi organizator.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA