Vlorë, vritet me thikë 35 vjeçari

29/09/2010 09:00

Një 35 vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur me thikë në qafë në Nartë të Vlorës.

Bëhet fjalë për shtetasin Vasil Seva i cili është dërguar rëndë në spital dje në mbrëmje, ndërsa vdiq sot në orët e para të mëngjesit.

Policia dyshon se autori i vrasjes është bashkëfshatari i tij Kosta Andoni, 30 vjeç, i cili është shpallur në kërkim.

Pas hetimeve fillestare, vrasja mendohet të ketë ndodhur pas një grindjeje të çastit mes viktimës dhe autorit.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta