Tiranë, rehabilitohet blloku 51

29/09/2010 16:30

Siperfaqja prej 39 hektaresh në bllokun 51, pjesë e njësisë bashkiake numër 9, është rehabilituar.

Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama, ne perfundim te ketyre punimeve ka preferuar te ulet sebashku me banoret e zones per te diskutuar jo vetem per ndryshimet thelbesore qe ka pesuar kjo zone banimi ne rruget e brendshme, ne ndricim, ne rrjetin e kanalizimeve, ne krijimin e parqeve dhe lulishteve por edhe per investimet e  ardhshme qe bashkia e Tiranes ka planifikuar per kryeqytetin.

“Cdo qindarkë që qytetarët e dispononojnë për bashkinë t’ua kthejmë qytetrëve me investime dhe transformime si këto që po bëjmë. Tirana nuk ka dallim qendër-periferi për punën e bërë dhe rezultatet e marra”, tha Rama.

Ky bllok banimi kufizohet nga tre segmente rrugore, rruga ‘Albanopuli’, “Anastas Shundi” dhe “Gazmend Zajmi” te cilat jane rehabilituar teresisht me te ardhurat e bashkise.Rama ka sqaruar se taksat e qytetareve jane perdoruur per ndertimin e shesheve dhe lulishteve, shtrimin e rrugeve si dhe pajisjen e tyre me ndricim, duke sjelle nje permisim te ndjeshem ne jeten e cdonjerit prej nesh.

 

Top Channel