Mafia, ndalohen 11 persona në Brindizi dhe Shqipëri
29/09/2010 08:55
Karabinierët kanë ndaluar 11 persona në provincën e Brindizit dhe në Shqipëri të cilët akuzohen për veprimtari mafioze.
Urdhër-arrestet janë nxjerrë nga prokuroria e Leçes.
Bëhet fjalë për disa persona të implikuar në aktivitete kriminale të klaneve të Sacra Corona Unita që veprojnë në Mesagne dhe në komuna të tjera të Brindizit, të drejtuara nga Giuseppe Rogoli.
Banditët kontrollonin tregun e drogës, grabitjes dhe lojrat e fatit të paligjshme.
Ende nuk janë bërë publike emrat e shqiptarëve të implikuar.
Top Channel