Lufta e Vlorës nuk preket

29/09/2010 16:05

Historianët dhe politikanët nuk duket të jenë asnjëherë dakord, të paktën këto 20 vitet e fundit, ku më shumë se një herë është hedhur ideja e rishkrimit të Historisë së Shqipërisë.

Ndersa te paret e kane shkruar, te dyte shpesh kerkojne interpretim dhe rishkrim te saj. Rasti me i fundit eshte qendrimi i ministrit te Mbrojtjes Arben Imami, qe ka hedhur nje teze per rivleresimin e luftes se Vlores te vitit 1920, e cila sipas tij eshte mitizuar dhe eshte veshur me klishe.

Por keto deklarata duket se nuk mirepriten nga historianet, dhe kundershtite, te pakten kete radhe, nuk duket te kene lidhje me bindjet politike te tyre.

“Duke nisur nga Berisha qoftë edhe njerëz të tjerë duhet të kenë kujdes të madh që të mos ngatërrojnë profesionet e tyre me profesionin e historianëve”, tha historiani Paskal Milo.

Drejtori i Instititutit te Historise Beqir Meta ka sqaruar se te gjithe historianet kane vetem nje version per luften e Vlores te vitit 1920, ate qe eshte shkruar ne tekstet e historise.

“Kongresi i Lushnjes pati ndikimi shume te rendesishem qe e nxorri faktorin shqiptar perballe faktit per te siguruar pavaresine. Historia, themeli i saj është burimi arkivor, burimet historike”, tha Meta.

Sipas profesor Paskal Milos kjo periudhe e historise eshte vulosur, dhe nuk ka asnje te dhene apo fakt te ri per ta rishkruar ate.

“Historia si ngjarje, rishkruhet dhe riinterpretohet mbi bazën ose të faktëve të reja që dalin nga kërkimet shkencore, ose sepse në një moment të caktuar njerëzit reflektojnë dhe e shohin në një këndvështrim tjetër”, tha Milo.

Historianet kane kerkuar qe ceshtjet e historise te trajtohen nga persona qe e kane studiuar ate.

Top Channel