
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani deklaroi se ekonomia nuk ka dalë nga efektet e krizës, pavarësisht disa përmirësimeve të muajve të fundit.
“Problemi më i madh me të cilin po përballet dhe do të vijojë të përballet ekonomia është niveli i ulët i kërkesës së brendshme. Edhe rritja e eksporteve nuk ka mundur të kompensojë këtë rënie për të shfrytëzuar plotësisht kapacitet e ekonomisë cka është reflektuar në punësim më të ngadaltë”, tha Fullani.
Edhe tregu financiar reflekton pasoja të krizës, që shfaqen përmes normave të larta të interesit dhe kushteve të shtrënguara të kreditimit për bizneset dhe individët.
“Përtej kërkesës së dobët për mallra dhe shërbnime rritja e konsumit dhe investime në vend vijon të përballet me kushte të shtrënguara financimi”, tha Fullani.
Guvernatori paralajmëroi se edhe rritja e eksporteve rrezikon të kete efekte të përkohshme në ekonomi nëse nuk do të ndërmerren reforma të shpejta.Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shqipërisë e mbajti të pandryshuar normën bazë në nivelin 5 për qind dhe deklaroi se rreziqet për rritje cmimesh janë të ulëta.
Top Channel