
Apeli i bërë një ditë më parë nga Shtetet e Bashkuara për miratimin e Ligjit per Gjykaten Administrative duket se ka shkundur politikën.(UPDATE)
Toni paralajmerues i perdorur ne njoftimin per shtyp te shperndare nga ambasada e SHBA-se ne Tirane ka shkaktuar reagimin e menjehershem te te dy kraheve te politikes. Ne fillim Partia Socialiste ka bere publike nje pakete nismash qe synojne sipas saj gjetjen e gjuhes se perbashket dhe normalizmin e situates politike ne vend. Sipas PS apeli i SHBA – se eshte nje kembane alarmi qe i bashkohet thirrjeve te vazhdueshme te partnereve nderkombetare per stabilizimin e jetes politike dhe nderrmarjen nga ana e kuvendit e nje sere nismash ne permbushje te ketij qellimi. Ne krye te paketes se PS qendron kerkesa per hetimin e zgjedhjeve me ngritjen e komisionit hetimor me shumice dhe drejtim te opozites dhe mandate te pakushtezuar per te hetuar dokumentacionin e gjendur ne kutite e materialeve zgjedhore.
“Në këtë paketë nismash të udhëhequr nga kërkesa për hetimin e zgjedhjeve të 28 Qershorit, përveç ligjit për Gjykatën Administrative, Partia Socialiste kërkon gjithashtu miratimin e një Rezolute ku përcaktohen masa konkrete për përshpejtimin e proçeseve integruese të vendit”, tha kreu i grupit socialist, Gramoz Ruci.
Si pjese te kesaj pakete socialistet ofrojne angazhimin e plote te tyre edhe per nje sere pikash te tjera nder te cilat kryerjen e nje reforme elektorale te bazuar ne raportin e OSBE – ODHIR dhe nga perfundimet qe do te nxjerre komisioni hetimor. Gjithashtu kryerjen e nje reforme kushtetuese ligjore dhe institucionale qe synon forcimin e metejshem ne sistemin e drejtesise.
“Kërkojmë miratimin e një kuardri të ri ligjor dhe rregullator në funksion të transaparencës së plotë dhe funksionimit të pavarur të Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve dhe të Radio Televizionit Publik.Partia Socialiste është e gatshme të fillojë menjëherë punën për realizimin e të gjitha pikave, përfshirë edhe ligjin për Gjykatën Administrative, në momentin e parë që mazhoranca shpreh vullnetin e saj pozitiv për këtë paketë nismash”, tha Ruci.
Sipas selise roze ky eshte momenti qe kryeministri Berisha te tregoje se eshte i gatshem te gjeje kompromisin dhe gjuhen e perbashket me opoziten si nje moment kyc per te gjithe vendin.
Por menjehere me pas Partia Demokratike e cilesoi si zhgenjyes kete qendrim te socialistëve e. Duke kujtuar se ka qene opozita ajo qe nuk ka votuar prej me shume se nje viti ligjin per Gjykaten Administrative, demokratet i kerkuan opozites te heqe dore nga kushtezimi i kerkeses se Shteteve te bashkuara per Gjykaten Administrative dhe te mos mbajne peng ligjin.
“I kemi bere te qsrte ps, madje edhe sot qe po flasim se jemi gati te pranojme dhe te votojme cdo verejtje dhe prozim te tyre, qe shkon ne favor te permiresimit te ligjit dhe kete jemi plotesisht te gastshem qe ta bejme edhe ne senacen me te afert ne parlament”, tha kreu i grupit demokrat, Astrit Patozi.
Per demokratet eshte e papranueshme qe ligji per gjykaten administrative, te lidhet me hetimin e zgjedhjeve.
“Por PS nuk mund dhe nuk duhet t’i kushtezoje votat e veta me shkeljen e kushtetutes, ligjeve dhe vendimeve te gjykatave te vendit. Eshte ne intresin e PS, qe te deshmoje se edhe per ceshtje te medha kombetare, di te ngrihet ne lartesine e nje opozite serioze dhe dinjitoze.Mbetemi ende me shprese qe opozita te mos e djege kete shans. Ka ende kohe. E enjtja nuk eshte as afer, as larg”, tha Patozi.
Top Channel