Somali, mbytet anija, 13 viktima
28/09/2010 04:00
Të paktën 13 persona gjetën vdekjen si pasojë e mbytjes së një anijeje në Gjirin e Edenit, në afërsi të brigjeve somaleze.
Edhe 8 persona rezultojnë të zhdukur, ndërkohë që bilanci mund të ishte edhe më shumë tragjik nëse pasagjerëve të anijes së mbytur nuk do t’u kishte ardhur në ndihmë një anije amerikane që po lundronte në ato ujëra.
Anija e mbytur transportonte 75 pasagjerë nga Etiopia dhe 10 somalezë. Marina amerikane njoftoi se do të ndërmarrë një hetim për të zbardhur shkaqet e mbytjes së anijes, ndërsa vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit.
Top Channel