
Socialistet kanë vijuar akuzat ndaj qeverisë të cilën lideri i opozitës Edi Rama e quajti bandë kusarësh që po vjedhin Shqipërine, sipas tij tashme edhe me shitjen e kasave fiskale.
“Janë 40 mln euro më pak për qytetet, për rrugët për shkollat, për cerdhet, për gjelbërimin, për pastrimin. Kjo nuk është ulje taksash, por grabitje taksash. Oborri në këtë rast ka në plan të fitojë 40 milionë euro e duke shitur kasa shteti vihet në shërbim të oborrit”, tha Rama.
Gjate takimeve ne Berat e Kucove kreu i Partise Socialiste Edi Rama renditi ato qe i quajti arsye te pakundershtueshme per te cilat kabineti aktual duhet te largohet.
“Mjafton kaq që ne ta refuzojmë këtë qeveri dhe që ne të kërkojmë largimin e saj me protesta dhe ballafaqime kudo ku është e mundur”, tha Rama.
Ndërkohë nga selia e Partisë Socialiste deputetja Mimi Kodheli ka sjellë fakte të reja që sipas saj faktojnë se si qeveria bëri biznes me kasatl.
“Që pas kryerjes së konkurimit e deri në shkurt-mars të vitit 2010, Ministria e Financave ka autorizuar 6 kompani për shitjen e kasave fiskale, në mënyrë të kundërligjshme e në shkelje të plotë dhe të vetë udhëzimeve të Ministrisë. Më dt 17 shkurt 2010, me vendim nr 96, qeveria e Sali Berishës, ka ndryshuar për herë të dytë specifikimet teknike për kasat fiskale duke urdhëruar dhe zbatuar një kufizim edhe më të tregut. Pas këtij vendimi nga 6 kompani të autorizuara, prej shkurtit deri tani, në treg operojnë dhe shesin kasa vetëm 2 kompani”, tha Kodheli.
Kodheli ka hedhur poshtë edhe pretendimet e kryeministrit dhe ministrit të financave se tashmë e kanë liberalizuar tregun.
“Ata i referohen vendimit nr 722 dt. 1 shtator 2010. Ky vendim është dërguar në Qendrën e Publikimeve Zyrtare vetëm në dt 20 shtator, dhe vetëm dje pas insistimit të deputetëve të PS, rreth orës 16.15 është publikuar në Fletoren Zyrtare. Ministri i financave, nuk ka hequar ende kufizimet në tregun e shitjes së kasave fiskale kur përsëri me vendimin e fundit përcakton garë dhe fitues që autorizohen prej tij”, theksoi Kodheli.
Opozita ka këmbëngulur se përmes procesit të kasave është bërë një biznes korruptiv që garanton nga 40 milionë deri në 100 milionë euro fitime. Por zoti Rama nga Berati ripërsëriti qëndrimin se procesi i transparences do te vijoje deri ne fund duke zbardhur sipas tij te gjitha aferat korruptive te kesaj qeverie.
Top Channel