Meksikë, minorenë për trafikun e drogës
28/09/2010 02:30
Gjithmonë e më shumë bandat e trafikimit të drogës në Meksikë po përdorin minorenë për kalimin kufiri me SHBA-në.
Ky është rezultati që publikojnë autoritetet amerikane të cilat në 6 mujorin e parë të këtij viti kanë ndaluar plot 8340 minorenë meksikanë duke shkelur kufirin me drogë ose me klandestinë. Që të gjithë minorenët janë riatdhesuar, ndërsa 261 prej tyre kanë pranuar se janë marrë me trafiqe ilegale.
Përdorimi i minorenëve po kthehet në fenomen në masë mes bandave meksikane, kjo pasi në rast se ata kapen dënimi do të ishte minimal, kurse në rastin më të keq, vrasjen e tyre, banda nuk do të dobësohej.
Top Channel