Kolumbi, 30 të zhdukur nga rrëshqitja e tokës
28/09/2010 08:00
Rreth 30 persona rezultojnë të humbur në Kolumbi për shkak të një rrëshqitjeje masive toke dhe terreni shkëmbor.
Ngjarja ka ndodhur në një pjesë të autostradës mes qyteteve Medelin dhe Uraba, bëjnë të ditur agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.
Sipas burimeve, zona në fjalë në orët e fundit është përfshirë nga shira të dendura dhe të rrëmbyeshme.
Personat e prekur nga aksidenti kishin zbritur nga një autobus për të hipur në një automjet tjetër, shtojnë më tej burimet.
Top Channel