Klinton telefonatë me Netanjahun
28/09/2010 04:30
Sekretarja e Shtetit, Hillari Klinton dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu kanë zhvilluar një bisedë telefonike të gjatë.
Lajmi njoftohet nga Shtëpia e Bardhë pa lëshuar detaje se për çfarë është folur mes sekretares Klinton dhe kryeministrit Netanjahu.
Biseda telefonike ka ardhur pak kohë nisjes së ndërtimeve kolone në Bregun Perëndimor. Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i SHBA-së, Xhorxh Mitçëll është nisur për në Lindjen e Mesme për të rinisur punën për proçesin e paqes.
Top Channel