
Një ndryshim në ligjin per dokumentat e identitetit, ku shtohet një pike që përcakton se dokumenti cilësohet i pavlefshëm, edhe kur dëmtohet, ka rihapur në Komisionin e Ligjeve debatin e ashper politik mes mazhorances dhe opozitës për sigurinë e kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike.
“Ky ndryshim konfirmon akuzat e PS-së për manipulimin e kartave”, tha deputeti Sajmir Tahiri.
Ministri i Brendshëm Lulzim Basha theksoi se pretendimet e opozitës se procesi është i mangët dhe i korruptuar është i turpshëm. Sipas tij, siguria e dokumentave biometrike po ben qe shqiptaret te levizin shume shpejt pa viza.
Por deputeti tjeter socialist, Damian Gjiknuri ngriti shqetesimin se Shqiperia eshte i vetmi vend europian ku shteti nuk ka akses ne te dhenat biometrike te shtetasve te vet, duke ia dhene ekskluzivitetin shoqerise koncesionare, qe i prodhon kartat.
Nga Ministri i Brendshem nuk u dha nje pergjigje e qarte per kete shqetesim, por demokratet e perdoren kete si argument per te hedhur poshte akuzat e partise socialiste per manipulim te kartave te identitetit per qellime elektorale.
Deri tani sipas te dhenave zyrtare jane mbi 1 milione shqiptare qe kane aplikuar per pasaporte biometrike dhe mbi 2 milione e 300 mije shtetas te pajisur me karta identiteti.
Top Channel