Gjermania pranë 20 vjetorit të ribashkimit

28/09/2010 03:20

Kur po afron 20 vjetori i ribashkimit të Gjermanisë, kancelarja gjermane, Anxhela Merkel deklaroi se vendi është pasuruar në kulturë.

“Na vjen mirë që vendet lindore janë bërë shumë herë më të forta, kjo falë edhe ndihmës së Gjermanisë, që tashmë është bërë shumë herë më e pasur për sa i përket kulturës”, tha kancelarja gjermane në një intervistë për CNN.

Rrëzimi i Murit të Berlinit në vitin 1989 i hapi rrugën ribashkimit të Gjermanisë një vit më vonë dhe rrëzimin e bllokut komunist, me ish-Bashkimin Sovjetik në krye.

Top Channel