Gjermani, rritet besimi i konsumatorëve
28/09/2010 11:20
Besimi i konsumatorëve gjermanë është 4.9 pikë, që është edhe niveli më i lartë që regjistrohet prej tre vjetësh.
Shifra, e publikuar nga Instituti i Kërkimeve GFK, është llogaritur për tetorin dhe shënon një rritje të fuqishme nga 4.3 pikë që ka qenë në shtator.
“Është niveli më i lartë në tre vjet. Tendenca e ngritjes është përshpejtuar”, ka deklaruar instituti GFK.
Sipas tij, faktorët që kanë ndikuar në këtë drejtim janë ripërtëritja e ekonomisë, evolucioni pozitiv i punësimit dhe rënia e cmimeve të ushqimeve.
Top Channel