Gaza, vritet nga një shpërthim palestinezi

28/09/2010 01:55

Sikur të mos mjaftonte rifillimi i ndërtimeve kolone në Bregun Perëndimor edhe incidentet mes Izraelit dhe palestinezëve kërcënojnë seriozisht bisedimet dypalëshe për paqe.

Kështu ditën e hënë një palestinez ka mbetur viktimë e shpërthimit të një rakete, e dyshuar si e hedhur prej autoriteteve izraelite në Rripin e Gazës. Lajmi njoftohet nga burimet spitalore palestineze ndërkohë që pala izraelite nuk ka konfirmuar lajmin.

Incidenti ka ardhur pikërisht në ditën e rinisjes së ndërtimeve kolone në Bregun Perëndimor prej Izraelit, megjithëse ky vendim u kriktikua nga SHBA dhe vendet e tjera perëndimore, ndërsa presidenti palestinez, Mahmud Abas deklaroi se brenda datës 4 tetor do të merret një vendim në lidhje me bisedimet për paqe me Izraelin.

Top Channel