Durrës, plagoset me armë 20 vjeçari
28/09/2010 19:45
Një 20 vjeçar, banor i lagjes 16 në qytetin e Durrësit u plagos rëndë me armë pranë stadiumit të këtij qyteti.
Forca të shumta policie u angazhuan në një operacion të shpejtë, por autori mundi të largohej.
I plagosuri është dërguar në spitalin rajonal të Durrësit ku ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore, ndërsa policia ka mundur të identifikojë autorin dhe ta shpallë atë në kërkim.
I dyshuari, sipas burimeve policore është banor i lagjes 14 të Shkozetit, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura motivet e këtij krimi që ka shkaktuar panik në një nga rrugët me më shumë lëvizje në qytet, në atë që lidh pallatin e sportit me stadiumin.
Top Channel