
Në vijim të fjalë së tij në “Shqip” kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi analizoi situatën në të dyja kampet kryesore politike shqiptare. Sipas zotit Shehi vendi ka nevojë për reforma të mëdha, duke filluar që nga ligji themeltar, Kushtetuta.
“Kjo qeveri e ka mbushur ditët e veta. Jemi në një nevojë të domosdoshme të bëjmë ndryshime kushtetuese. Presidenti të zgjidhet nga populli me një formë pushteti më të zgjeruar për të kontrolluar mazhorancën dhe opozitën. Modeli ynë nuk funksionon. Kërkohet një reformë e rëndësishme që kërkon konsensus bipartizan”, tha Shehi.
Për zotin Shehi mazhoranca nuk ka dinjitet moral, pasi asnjë deputet brenda saj nuk ka kurajon të kundërshtojë, ndërsa opozita sipas tij është e paqartë dhe pa një strategji.
“Mazhoranca nuk ka dinjitet moral për të hapur debat të brendshëm. 70 deputetë nuk janë të gjithë në një mendje, por nuk kanë kurajo të kundërshtojnë brenda mazhorancës. Opozita është e paqartë dhe nuk ka një skemë. Shqipëria duhet të ndryshojë”, u shpreh Shehi.
Top Channel