SHBA, sondazh negativ për Obamën
27/09/2010 19:15
Sërish një sondazh negativ për presidentin e SHBA-ve, Barack Obama.
Sipas një studimi të kryer nga George Washington University, mazhoranca e zgjedhësve shpreh qëllimin të votojë “kundër” Obamës (44%) ose për një tjetër (13%) në presidencialet e 2012.
Vetëm 38% është pro rizgjedhjes së tij.
Motivet e pakënaqësisë janë reforma në shëndetësi dhe mungesa në krijimin e posteve të reja të punës.
Top Channel