Paris, alarm për bombë në “Saint Lazare”

27/09/2010 16:00

Stacioni hekurudhor “Saint Lazare”, në zemër të Parisit, është evakuar sot për shkak të një alarmi për bombë.

Lajmin e bën të ditur agjencia “AFP”, sipas të cilës alarmi u tërhoq pak momente më vonë, pasi agjentët e specializuar nuk gjetën asgjë.

Stacioni “Saint Lazare”, një nga kryesorët e Parisit, ndodhet në anën e djathtë të Senës, në një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit francez.

Vetëm pak ditë më parë, shefi i policisë konfirmoi zërat për një rrezik konkret atentatesh terroriste.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta