Moratoriumi, DASH: Të zhgënjyer nga Izraeli

27/09/2010 18:45

Departamenti amerikan i Shtetit ka deklaruar se ka mbetur i zhgënjyer nga vendimi i Izraelit për të mos zgjatur moratoriumin mbi ndërtimet në Bregun Perëndimor.

Lajmin e bën të ditur BBC, që nuk jep shumë detaje të tjera mbi reagimin e Uashingtonit zyrtar.

Fillimisht qarkulluan zëra se moratoriumi u shty për një javë, kohë kjo e konsideruar e pamjaftueshme nga Autoriteti Kombëtar Palestinez dhe SHBA për të nisur bisedimet për paqen.

Ndërkohë, presidenti palestinez Mahmoud Abbas njoftoi sot nga Franca se vendimi për negociatat do të merret pas 4 tetorit, pasi të jetë konsultuar me qeveritë e vendeve arabe.

Top Channel