
I ftuar në emisionin “Shqip” analisti politik, Skënder Minxhozi duke iu referuar rasteve më të fundit të akuzave të ndërsjellta në politikën shqiptare, u shpreh se sistemi i drejtësisë në vend nuk ekziston dhe se politika në këto 20 vjet ka qënë e interesuar ta mbajë atë të dobët.
“Këtu nuk ka asnjë sistem drejtësie, sepse në 20 vjet faktorët politikë kanë qënë të interesuar ta mbajnë të dobët atë”, tha zoti Minxhozi.
Më tej zoti Minxhozi solli si shembuj edhe rastet e akuzave për korrupsion në disa vende perëndimore, si Italia e Francë. Sipas tij në këto vende, në të kundërtën e asaj që ndodh në Shqipëri, ka hetime nga organet kompetente.
Mendimi i analistit Minxhozi është kundërshtuar nga deputeti i Partisë Demokratike, Mark Marku. Deputeti Marku tha se sistemi i drejtësisë në vend është më autonomi.
Top Channel