Kuvend, shqyrtohet sot ligji per partite politike

27/09/2010 08:00

Komisionet parlamentare do të marrin në shqyrtim sot ligjin që u heq selitë partive politike që nuk janë të pranishme në Kuvend.

Java fillon e ngjeshur për Kryesinë e Kuvendit, pasi Komisioni i Ekonomisë do të diskutojë sot projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8580, datë 17.2.2000 ‘Për partitë politike’, të ndryshuar”.

Komisioni i Ligjeve do të shqyrtojë sot projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006 ‘Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”, të ndryshuar’”. Ndërsa Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese do të diskutojë sot projektligjin për produktet e ndërtimit, të ndryshuar.

Top Channel