Superliga, Elbasani mposht Skënderbeun

26/09/2010 19:15

Elbasani ka fituar ndaj Skënderbeut në “Ruzhdi Bizhuta”, ndërkohë që Tirana vazhdon ngjitjen në klasifikimin e Superligës.

Elbasanasit e drejtuar nga Krenar Ahmeti kanë fituar minimalisht 1-0 ndaj korçarëve falë golit të Merxhës në pjesën e dytë.

Kjo është humbja e dytë për Skënderbeun në këto 5, javë duke mbetur në vendin e tretë me 9 pikë. 2 javë më parë korçarët e Muçës humbën 3-1 në Peqin.

Ka fituar edhe Tirana, këtë javë 2-0 ndaj Laçit në “Selman Stërmasi”. Në fundin e pjesës së parë Pero Pejiç kaloi bardheblutë në avantazh.

Edhe pse tentuan shumë në të dytën për të barazuar rezultatin, kurbinasit nuk e arritën këtë madje pësuan edhe golin e dytë nga Malindi.

Pas kësaj fitoreje, Tirana ngjitet në vendin e 4 me 8 pikë.  Java e 5 e Superligës mbyllet me sfidën Shkumbini – Besa që do të luhet ditën e hënë në stadiumin e Peqinit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA