Pakistan, raketat amerikane vrasin 7 persona

26/09/2010 18:15

Raketat e hedhura nga avionë amerikanë pa pilotë në Pakistanin Perëndimor vranë të paktën 7 persona dhe plagosën dhjetra të tjerë.

Sulmi u ndërmor ditën e sotmë në krahinën e Vaziristanit, e konsideruar si një fortesë e talebanëve. Mësohet se shënjestër e raketave amerikanë ka qënë një karvan makinash që dyshohet se transportonin talebanë.

Ky ishte sulmi i parë pas një periudhe qetësie në rajon.

Top Channel