LSI, zgjedhjet në Tiranë, përfundon procesi

26/09/2010 20:05

Lëvizja Socialiste për Integrim lajmëroi mbylljen e proçesit të votimit në Tiranë për zgjedhjen e drejtuesve sipas parimit një anëtar një votë.

“Jemi në fazën e administrimit të dokumentave zgjedhore, kanë mbërritur në selinë e LSI-së, pranë komisionit qendror të zgjedhjeve të ngritur këtu. Në këtë ditë të rëndësishme kanë marrë pjesë 4288 votues. Rreth 60 përqind e efektivit të LSI-së për Tiranën ka marrë pjesë në zgjedhje. Pasi të jetë bërë administrimi i dokumentave, komisioni do të fillojë me procesin e numërimit të fletëve të votimit për të shpallur që sonte fituesin midis kandidatëve për kryetar të LSI-së të Tiranës, ndërkohë që do të vazhdojmë më tej për funksionet e tjera ku është konkuruar”, tha Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama.

Top Channel