
Pavarësisht debateve të ditëve të fundit, kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta është shprehur i qetë duke theksuar se kompaktësia dhe demokracia në gjirin e LSI-së nuk është lëkundur aspak, përkundrazi sipas tij ajo është forcuar edhe më shumë. (UPDATE)
Kryetari i LSI-së ka shmangur debatet me ish-ministrin Prifti duke e vënë theksin tek menyra e funksionimit të strukturave të forcës politike që ai drejton.
“Nuk mund të merrem unë me çdo gjë që deklaron çdo përfaqësues apo anëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim. Theksoj edhe njëhërës se LSI është një forcë politike, jo vetëm një model për demokracionë e brendshme, por është edhe më e bashkuar më e pastër dhe më e vërtetë se asnjëherë tjetër”, tha Meta.
Keto deklarata kryetari Meta I ka bere pasi ka marre pjese ne procesin e votimit per strukturat drejtuese te lsi ne kryeqytet. Nje process i cili shenon pergatitjet e para te lsi per zgjedhjet locale te vitit te ardhshem.
Top Channel