
Kryeministri Berisha ka shpërfillur plotësisht kërcenimet e opozitës për rinisjen e protestave, duke theksuar se axhenda e tij është e fokusuar tjetërkund, në zhvillime të tjera më të rëndësishme për vendin, sic është liberalizimi i vizave.
Per kryeministrin ky eshte nje moment historik i cili nuk mund kurresesi te eklipsohet nga qendrimi i Partise Socialiste.
“Respekt të plotë për të gjitha vendimet e opozitës. Ky është vendi i shtetit ligjor dhe unë e kam faktuar këtë. Ndenjën 19 ditë para zyrës time. Unë isha i përgatitur të qëndronin edhe dy vjet para zyrës time. Respekti im është i palëkundur. Një vend tjetë i madh i spastroi me përmbarim dhe polici”, theksoi shefi i qeverisë.
Ne deklaratat e tij kryeministri nuk ka lene menjane as ironine ndaj kreut te partise socialiste Edi Rama
“Zoti Rama dje nga Kukësi u kthye nëpër rrugën e kombit. Uroj që t’i ketë kërkuar tunelit falje. Maxhoranca sot është më solide sec ka qënë ditën e themelimit të saj”, shtoi Berisha.
Pavaresisht zhvillimeve me te fundit ne gjirin e partise kryesore aleate, Levizjes Socialiste per Integrim, kryeministri eshte shprehur i qete dhe ka theksuar se nuk mund te komentoje debatet dhe ndryshimet ne gjirin e forcave te tjera politike.
Top Channel