Suedi, i rremë alarmi për bombë në avion

25/09/2010 12:35

Nuk është gjetur asnjë sasi eksplozivi tek personi i arrestuar në bordin e avionit pakistanez, që u ul në Stokholm pas një alarmi për bombë.

Lajmin e bën të ditur policia suedeze, e cila ka kryer kontrolle në të gjithë avionin dhe tek bagazhet që ai transportonte.

Kishte qenë një grua që i kishte telefonuar policisë kanadeze, teksa avioni po fluturonte nga Toronto në Karaci, duke deklaruar se një person në bord kishte eksploziv.

Tani, personi i arrestuar duhet të përgjigjet për përgatitje të sabotimit, kanë deklaruar autoritetet policore suedeze.

Zëdhënësi i policisë së Stokholmit, Kjell Lindgren ka deklaruar se pasagjerët e avionit janë evakuar, ndërsa personi i arrestuar është shoqëruar në një stacion policie.

Top Channel