
Eshtë fare e thjeshtë të blesh fostoksinë, në farmacitë bujqësore të vendit edhe pse me qindra herë mjeket shqiptare kane kerkuar qe ky pesticid te hiqet nga qarkullimi.
Arsyeja eshte vetem nje. Studimet e fundit faktojne se numri i personave qe vetëvriten permes ketij helmi mbas vitit 2003 eshte ne rritje. Vetem sipas te dhenave zyrtare te mbledhura ka rezultuar se numri i vetëvrasjeve permes ketij helmi eshte 25 deri ne 30 vdekje ne vit.
Rreth 87 % te shqiptareve qe kane tentuar te vetëvriten permes ketij helmi te bute, jetojne ne zona rurale.Mjeket tregojne se jane vajzat e reja dhe grate e moshes 34 vjec qe ne kushte depresioni dhe ne pamundesi te perballen me problemet ekonomike dhe financiare, tentojne te vetevriten.
Ne repartin e toksikologjise gjate 10 viteve te fundit jane regjistruar 5570 vete, te cilet kane tentuar te vetëvriten duke pire fostoksine. 25 % e tyre nuk kane mundur te shpetojne, ndaj mjeket kerkojne te merren masa per te hequr nga tregu kete pesticid.
Top Channel