Pakistan, kryeministri anulon turin evropian
25/09/2010 16:20
Kryeministri pakistanez Gilani ka anuluar dy vizita zyrtare në Evropë për shkak të përmbytjeve që vazhdojnë të shkatërrojnë vendin e tij.
Ndalesat e misionit ishin Franca, ku ishte parashikuar një takim me presidentin Sarkozy, dhe Brukseli më rastin e samitit Azi-Evropë.
Në vend të tij do të shkojë ministri i Jashtëm, Qureshi.
Në fillim të gushtit presidenti Zardari ishte kritikuar se kishte qenë jashtë për një tur të gjatë evropian në momentin e krizës maksimale në Pakistanin e shkatërruar nga përmbytjet.
Top Channel