Obama: Fjalimi Ahmadinexhad, plot urrjetje

25/09/2010 01:50

Në një intervitë për BBC-në, presidenti amerikan, Barak Obama dënoi deklaratën e bërë para Kombeve të Bashkuara të presidentit iranian, Mahmud Amadinexhad.

Obama e cilësoi fjalimin e Ahmadinexhad si një fjalim të mbushur me urrejtje dhe e cilësoi si të papranueshme dhe të turpshme teoritë se pas 11 shtatori qendron SHBA.

“Ishtë një fjalim agresiv plot urrejtje. Të deklarosh ato fjalë pikërisht këtu në Manhatan, pak metra larg Ground Zero, ku mijëra persona humbën njerëzit e tyre të dashur, është e pafalshme”, tha Obama.

Por megjithë deklaratat e homologut të tij iranian, Obama tha se perëndimi nuk do të braktisë popullin iranian.

“Edhe njëherë vërej ndryshimet mes pjesës dërrmuese të popullit iranian dhe lidershipit të tyre”, deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Top Channel