Laburistët, zgjidhet sot kreu i ri

25/09/2010 09:40

Partia Laburiste do të mësojë sot se cili do të jetë lideri i ri i saj, që do të vendoset në një konferencë të partisë që do të mbahet në Mancester.

Fituesi pritet të njoftohet rreth orës 16:40 të ditës së sotme. David dhe Ed Miliband, Ed Balls, Andy Burnham dhe Diane Abbot janë në garë për të zëvendësuar Gordon Brown, që u largua pas humbjes në zgjedhje.

Shumica e vëzhguesve mendojnë se gara do të përqendrohet mes vëllezërve Miliband dhe se gjithcka do të vendoset në raundin e dytë ose të tretë të votimit.

Por për herë të parë Ed Miliband cilësohet si favorit nga bastexhinjtë, ndërkohë që Ed Balls, Andy Burnham dhe Diane Abbot mendohet se do të luftojnë për vendin e tretë.

Top Channel