Kili, vazhdon odiseja e minatorëve të bllokuar
25/09/2010 21:30
Vazhdon kalvari i vuajtjeve dhe shpresës për dhjetra minatorët e bllokuar në thellësi të tokës në një minierë kiliane.
Një nga sondat që punon për hapjen e tunelit për nxjerrjen e tyre është dëmtuar duke bërë që punimet të shtyhen, gjë që do të sjellë një vonesë në operacionin e shpëtimit.
Ndërkaq një gjykatë në këtë vend, vendosi të ngrijë të gjitha asetet e kompanisë që ka në pronësi minierën deri në përfundimin e hetimeve për këtë ngjarje të rëndë që ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës.
Top Channel