Kili, bllokohet pasuria e firmës së minierave

25/09/2010 01:00

Bllokimi i 33 minatorëve në Kili që po zgjat prej disa javësh, ka sjellë edhe masën e parë ligjore kundër kompanisë që zotëronte minierën e San Hozesë.

Qeveria e Kilit vendosi bllokimin e të gjitha kapitaleve të kompanisë, që shkojnë deri në 9.7 milionë dollarë. Ky vendim u përkrah edhe nga gjykata kushtetuese vendase.

Ndërkohë, 33 minatorët kilienë të bllokuar prej disa ditësh mbi 700 metra nën tokë, mund të nxirren në sipërfaqe brenda muajit tetor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB