Britani, rritet niveli i alarmit për terrorizëm

25/09/2010 08:00

Ngritja e nivelit të kërcënimit në Britaninë e Madhe nga disidentët e Republikës Irlandeze është shumë shqetësuese.

Kështu ka deklaruar kryeministri i Irlandës së Veriut, Peter Robinson, i cili ka theksuar se lëvizja në fjalë nënvizon nevojën për masa të përshtatshme për të ndalur kërcënimin.

Ditën e premte, sekretarja e Brendshme Theresa May deklaroi se niveli i sigurisë ishte rritur nga niveli “i moderuar” në atë “thelbësor”.

Kjo do të thotë se kryerja e një sulmi terrorist në Britani është më se e mundur. Kryeministri Robinson tha se grupe disidentësh po përpiqen të tërheqin vëmendjen e mediave.

“Është e qartë se në rast të një atentati, këtij grupi në Irlandën e Veriut do t’i kushtohej më shumë se kurrë vëmendje nga mediat”, ka pohuar Robinson.

Top Channel