Bernanke: Ekonomia po rritet shumë ngadalë
25/09/2010 02:20
Kreu i “Federal Reserve”, Ben Bernanke në një leksion të mbajtur para një universiteti në SHBA, u shpreh se rritja ekonomike e vendit është në shifra minimale dhe se papunësia mbetet ende një problem madhor.
“Ringritja ekonomike është shumë e dobët për të reduktuar papunësinë që ka përfshirë vendin”, tha Bernanke.
Më tej kreu i institucionit financiar foli për rregullat e reja në sistemin financiar amerikan. Sipas tij këto rregulla do të parandalojnë krizat ekonomike e financiare të së ardhmes.
“Rregullat e reja për sistemin financiar do të reduktojnë dhe parandalojnë rreziqet për kriza të ngjashme në të ardhmën”, u shpreh Bernanke para studentëve të universiteti të Princetonit në SHBA.
Top Channel