
Pas një takimi paraditen e së premtes, gjyqtarët shqiptarë vendosën ta mbledhin konferencën gjyqesore në 15 nëntor të këtij viti, për t’i dhënë fund një ngërci që ka mberthyer Këshillin e Lartë të Drejtësisë ku mungojnë disa anëtarë.
Kreu i Gjykates se Larte, Shpresa Becaj, i ka kerkuar gjyqtareve te votojne per zhvillimin e kesaj konference, duke e quajtur paradoksale, qe vete njerezit e drejtesise te mos gjejne nje menyre per funksionimin e tyre.
“Eshte paradoksale te mendosh qe ne si trupe gjyqesore punen e bazojme ne hartimin e akteve ligjore dhe nga ana tjeter jemi te vonuar ne hartimin e nje dokumenti qe vendos disa rregulla baze, ku ne te mbeshtesim funksionimin tone te brendshem”, theksoi ajo. Ne mbledhje moren pjese 252 gjykates nga 315 qe ka gjithsej sistemi gjyqesor shqiptar.
Top Channel