Tregtarët: Nuk ka kasa deri në fund të vitit
24/09/2010 11:45
Tregtarët e tregut Industrial në Tiranë përfundojnë takimin me ministrin e Financave Ridvan Bode për kasat fiskale dhe duket se palët po shkojnë drejt një zgjidhjeje.
Tregtarët kanë kërkuar që të mos ketë detyrime deri në fund të vitit, ndërsa kasat të blihen me cmime të ulëta vitin e ardhshëm. Po ashtu është kërkuar edhe anulimi i gjobave.
Një prej tregtarëve thotë se ministri është treguar i gatshëm për të rishikuar këto kërkesa dhe më pas pritet një përgjigje zyrtare e shtetit për cështjen në fjalë.
Top Channel