Tiranë, vijon protesta e tregtarëve
24/09/2010 09:00
Ka rinisur mëngjesin e sotëm në Tiranë protesta e tregtarëve kundër vendosjes së kasave fiskale.
Sipas informacioneve të fundit, protesta këtë herë pritet të zhvendoset përpara Ministrisë së Financave.
Tregtarët kundërshtojnë gjithashtu përvec cmimit të kasës edhe gjobat e policisë tatimore.
Cështja e kasave u kthye dje në një debat politik. Kryetari i PS Edi Rama akuzoi për korrupsion me këtë proces ministrin e Financave Ridvan Bode, ndërsa ky i fundit deklaroi se procesi është tërësisht i liberalizuar.
Top Channel