Presidenti i Serbisë, Boris Tadic ka biseduar në Nju Jork me shefen e diplomacisë evropiane Cathernie Ashton, mbi dialogun Prishtinë-Beograd dhe cështjet e tjera të hapura të Ballkanit.

Sipas mediave serbe, në pjesën kushtuar dialogut Tadic dhe Ashton janë përqendruar tek pjesëmarrësit dhe drejtuesit e tij.

“Ramë dakord se është tepër herët të flitet për pjesëmarrësit, por nuk ka dilema se ekipet negociatore do të përbëhen nga ekspertë”, ka deklaruar Tadic.

Sipas tij, që të krijohet një klimë e përshtatshme duhet që dialogu të arrijë sukses që në fillim. “Dialogu do të fillojë së shpejti, por më parë Prishtina dhe Beogradi duhet të zgjidhin cështjet teknine”, ka shtuar Tadic.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA