Suedi, burg dy vëllezërve kosovarë
24/09/2010 10:30
Një gjykatë suedeze ka konfirmuar dënimet me burg për dy vëllezër kosovarë, të cilët hodhën bomba molotov ndaj shtëpisë së karikaturistit të Muhamedit, Lars Vilks.
Dy vëllezërit Mentor dhe Mensur Alija, 21 dhe 20 vjec, janë dënuar me tre dhe dy vjet burg nga Gjykata e Apelit.
Në maj të vitit të kaluar ata hodhën bomba molotov ndaj shtëpisë së Vilks, për shkak të karikaturave të tij me profetin Muhamed.
“E urrejmë Vilks për shkak të karikaturave të tij. Ai është armiku më i madh i Islamit, Zotit, profetit dhe i myslimanëve”, ka deklaruar Mentor Alija gjatë procesit.
Karikaturat e Vliks shkaktuan një pakënaqësi të madhe në radhët e popujve islamikë dhe protesta të shumta në mbarë botën.
Top Channel