Singapor, Webber tregon forcën
24/09/2010 15:10
Mark Webber shfaqet menjëherë protagonist në pistën e Singaporit gjatë sesionit të provave të lira ku ka regjistruar kohën më të mirë 1:54:589.
Ai ka lënë pas Michael Schumacher me Mercedes GP dhe Adrian Sutil. Koha e katërt i takon gjermanit Vettel para spanjollit Alguersuari.
Më pas vjen McLaren i Jenson Button dhe Liuzzi me Force India. Ferrari nuk ka rrezikuar duke zënë vendin e 11-të me Alonson dhe të 19-in me Massa. Provat zyrtare do të zhvillohen ditën e nesërme, ndërsa gara një ditë më pas.
Top Channel